Ekipi tashmë i njohur shumë mirë, Anonymous, rrëzoi javës që
shkoi Freedom Hosting-un që siguronte shërbime të hostingut për mbi 40
ueb faqe pedofilësh, në mes i të cilëve është edhe Lolita City, sipas
disa pohimeve faqja më e madhe e pedofilëve në Internet.
Përveç
kësaj, kanë arritur të mbledhin të dhënat rreth 1,589 shfrytëzuesve të
këtyre faqeve të cilët janë ruajtur si dëshmi për organet e interesuar
përgjegjës.
Aktin e bën të pazakontë fakti se bëhet fjalë për një grup hakerësh
të cilët përndryshe përfaqësojnë anonimitetin e shfrytëzuesve në
Internet, dhe për shkak të kësaj faqet e tyre janë të hostuara në
darknet – rrjet ky privat i kriptuar në Internet që është menduar
pikërisht për të pamundësuar gjetjen e shfrytëzuesve. Bëhet fjalë për
rrjetin e anonimizuar të Torit të cilin fillimisht e pati zhvilluar
marina amerikane, e tani përdoret edhe nga ofruesit e shërbimeve të
hostingut për përmbajtjet e ndryshme.
Tor bën ridrejtimin e qarkullimit përmes grupit të serverëve
vullnetarë që janë të shpërndarë nëpër Internet dhe në këtë mënyrë
vështirëson mbikëqyrjen e përmbajtjeve dhe pjesëmarrësve në qarkullim.
Tor gjithashtu ka edhe TDL-në private .onion në të cilën qasen përmes
HSP-së (hiden service protocol) dhe faqet janë të dukshme vetëm për
shfrytëzuesit e Tor gatewayit sikurse që është tor2web.org.
Natyrisht, Tor nuk përdoret vetëm nga pedofilët, por edhe shumë
shfrytëzues të cilëve u është pamundësuar komunikimi në Internet,
sikurse që janë blogerët në vendet arabe dhe vendet tjera të botës ku
shikohet ndryshe shprehja e lirë e qëndrimeve që janë në kundërshtim me
qëndrimet zyrtare.
Mirëpo, anonimiteti që ofron Tor nuk është krejtësisht i garantuar,
kështu që edhe pse IP adresat janë të fshehura, ato kanë shenjën
digjitale i cili mund të përdoret për identifikimin e shërbimeve të
hostuara në një lokacion dhe përmes kësaj mund të përcjellën edhe
vizitat në këtë lokacion. Po kështu, rrjeta tor është njëlloj e
lëndueshme në hackimin e faqeve sikurse dhe Interneti “i zakonshëm”.
Sipas shkrimit në faqet e Arrs Technica, Anonymous ka filluar
operacionin e vet kundër Lolita City 14, kur në faqet The Hidden Wiki në
rrjetin Tor kanë zbuluar lidhjet drejt pornografisë me fëmijë. Ekipi
nga Anynomus së pari ka hequr lidhjet, e kur administratorët i kishin
kthyer prapë kanë vendosur të bëjnë rrëzimin e faqes përmes sulmeve DoS.
Gjithashtu kanë vërejtur se faqet ndodhen tek ofruesi i hostingut
Freedom Hosting nga të cilët kanë kërkuar ndërprerjen e hostingut për
faqet. Këta e kishin refuzuar këtë gjë, e pastaj Anonymous ka nisur me
sulmet me SQL dhe nxjerrjen e bazës së shfrytëzuesve të këtyre faqeve,
pas cilës gjë kanë nisur edhe DoS-in.
Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment