Sipas raporteve më të fundit nga
StatCounter, Windows 7 është renditur përtej Windows XP në terme të
pjesëmarrjes në treg dhe tani mund të thuhet se është sistemi operativ
më i popullarziaur në botë. Paraardhësi i tij, Windows Vista asnjëherë
nuk arriti të mund XP’n.
Windows 7 ka
qenë një sukses për Microsoft dhe ka shpëtuar fytyrën e saj nga dëmi i
shkaktuar prej Vista’s. Windows 7 ka shitur rreth 450 milion kopje, dhe
sipas rezultateve tani del se ky sistem operativ ka 40.17% të tregut,
kurse XP vetëm 38.72 %. E edhe sipas trafikonit mund të shihet se
rrethanat kanë ndryshuar pozitivisht për Windows 7 e negativisht për
Windows XP, megjithëse kjo është një gjë e kuptueshme.
Microsoft së fundi ka bërë disa fushata për të vazhduar momentin e
Windows 7, edhe pse kjo ndoshta nuk ka qenë aq mirë e përgatitur pasi
janë prezantuar disa detaje të Windows 8. Kompania është duke shikuar
mundësinë e vazhdimisht të mbulimit të konsumatorëve të rinj për Windows
7, dhe kësaj radhe këtë javë është duke targetuar ndërmarrjet të cilave
është duke u rekomanduar që të përditësojnë ciklet e tyre dhe të mos
mendojnë për versionin e radhës të Windows.
Sipas rrethanave të tanishme, Windows 8 duket të jetë një eksperiment apo një sfidë për Microsoft, kurse Windows 7 një produkt i garantuar dhe me perspektivë. Kjo nënkupton se caku mbetet largimi i kompanive prej XP, që është mplakur dhe kalimi në Windows 7 që është zgjidhja e dukshme. Përveç kësaj, kompanitë nuk duhet të mbesin duke pritur për të parë se çka do të sjellë Windows 8, dhe nëse nuk e pëlqejnë të mbesin në Windows XP edhe për disa vite tjera. Microsoft në anën tjetër dëshiron të lëvizet para.
Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment