Google i ka publikuar rezultatet e saj financiare, ndërsa
drejtori ekzekutiv i Google, Larry Page ka njoftuar edhe për disa detaje
tjera në të cilat është duke punuar njësia e saj e sistemit operativ
Android.
Me sa duket, sistemi operativ Android i ka punët mjaft mirë
pasi që është thënë se deri më sot, në nivel global janë aktivizuar më
shumë se 190 milionë pajisje mobile në Android.
Drejtori i Google gjithashtu ka folur për versionin e fundit të
Android, Android Ice Cream Sandwich i cili pritet që gjatë javës së
ardhshme të paraqitet në treg, së bashku me modelin e telefonit Google
Nexus Prime.
Të dhënat e fundit që ishin dhënë për numrin e pajisjeve mobile të
aktivizuara në Android, ishin ato të muajit qershor të këtij viti, kur
ishte thënë se rreth 130 milionë pajisje bazohen në sistemin operativ
Android, dhe një ngritje për 60 milionë brenda pak muajsh pa dyshim se
është një shifër mbresëlënëse.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment