Gjatë ditës së djeshme, Google ka përditësuar shërbimin, Photos,
në shiritin e saj të navigimit, duke e drejtuar linkun e Picasa në
Google+Photos.
Ky link tani ju dërgon në seksionin e
fotografive në rrjetin social të kompanisë, Google +, i cili përmban
fotografitë tuaja nga funksioni “Circles”, telefoni juaj Android, dhe
imazhet tjera të cilat ju i keni etiketuar më herët në shërbimin Picasa.
Dhe ky zëvendësim dhe ri-drejtim i shërbimit të Google me sa duket do
të thotë se gjiganti amerikan i teknologjisë ka vendosur që ta mbyll
shërbimin e saj, Picasa.
Megjithatë, ju ende mund t’i qaseni albumeve të Picasa, mirëpo për
t’i parë ato ju duhet të shkruani URL-në e vjetër të faqes e cila është
ruajtur në shfletuesin tuaj, ose manualisht ta shkruani atë.
Për momentin, funksionet e shërbimit Picasa ende nuk janë shtuar në kuadër të Google+Photos.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment