TomTom paraqiti një version interesant të navigacionit për
vetura me emrin GO LIVE Top Gear Edition. Navigacioni pa dyshim se do ta
tërheq interesimin e adhuruesve të emisionit britanik me të njëjtin
emër, e përveç ekranit 4.3-inçësh me rezolucion 480 x 272 pikë, në
përputhje me emrin ai sjell edhe disa shtesa që ndoshta ishin të
pritshme.Në këtë version shoferët deri te caku do ti udhëheq
zëri i Jeremy Clarkson, e mund të aktivizohet edhe mënyra e veçantë e
punës Stig pa sinjale me zë. Përveç ikonave Top Gear, ekranit tematik
gjatë nisjes dhe fikjes së pajisjes dhe pikave të veçanta të interesit
karakteristike për serialin, TomTom me navigacionin jap edhe një
parapagim një vjeçar mbi raportet mbi gjendjen në qarkullim. Çmimi i
pajisjes është 189 funt.
Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment