Google për developerët e interesuar ka mundësuar qasjen në
versionin e hershëm të gjuhës së re programuese Dart, që i dedikohet
zhvillimit të ueb aplikacioneve.
Sipas Lars Bak, inxhinierit
softuerik të Google përgjegjës për Dartin, kompania si qëllime kryesore
të gjuhës programuese cek strukturën dhe fleksibilitetin, sintaksën
relativisht të re me të cilën programerët tashmë janë mësuar gjatë punës
me gjuhët tjera dhe performancat e larta të ekzekutimit të kodit në
shfletuesit modern të Internetit dhe sistemet e ndryshme – nga pajisjet
portative e deri te serverat.
Dart është i përshtatshëm për projektet e vegjël dhe të mëdhenj, e
mund të ekzekutohet në dy mënyra. E para është përmes makinës virtuale
(Dart VM mund të ndodhë të bëhet pjesë përbërëse e shfletuesit Chrome)
ose përmes JavaScript engine-it, me cilin rast compileri i posaçëm do të
përkthente urdhrat e Dartit në JavaScript. Gjuha për momentin vjen me
disa librari elementare dhe veglat për verifikim, përkthimin dhe
ekzekutimin e Dart kodit, e të interesuarit të gjithat mund ti
kontrollojnë vet përbrenda shfletuesit të Internetit në faqet zyrtare.
0 comments:
Post a Comment