U paraqit smartphone i parë me Androidin e ri Ice Cream Sandwich. Bëhet fjalë për modelin Galaxy Nexus të Samsungut.
Celulari
ka dimensionet prej 135 x 68 x 8.94 mm, peshon 135 gram, ka ekranin e
lakuar Super AMOLED 4.65-inçësh me rezolucion prej 1,280 x 720 piksel
dhe procesorin prej 1.2-gigaherc. Është përdorur një gigabajt RAM,
kamera është prej pesë megapiksel e cila mund të incizoj videon në
rezolucionin prej 1080p, si dhe 16, respektivisht 32 GB memorie.
Gjithashtu, aty është edhe NFC, kompasi, Bluetooth 3.0 dhe bateria prej
1,750 mAh.
Nga ana softuerike, Android 4.0 sjell ndërfaqen e re, përmirësimin
për multitasking dhe notifikacionet, dhe përdorimin më të mençur të
NFC-së për ndarjen e informatave në mes të celularëve. Gjithashtu, është
përfshirë edhe aplikacioni People për bashkëveprimin më të mirë me
njerëzit, duke përfshirë edhe hapjen e celularit përmes dallimit të
fytyrës, është ripërtërirë shfletuesi i internetit, është futur editori i
fotografive ...
Celulari në shitje në tregun evropian do të paraqitet vetëm gjatë
muajit të ardhshëm. Do të ketë përkrahjen për rrjetat HSPA+, e në disa
tregje edhe për LTE.

0 comments:
Post a Comment