Kohëve të fundit, Apple e ka freskuar linjën e saj të laptopëve
MacBook Pro, duke shtuar procesor të ri, dhe jo shumë detaje në
dizajnin e saj të jashtëm.
Mirëpo tani sipas disa raporteve
mediale, thuhet se Apple është duke punuar në versionin e ri të MacBook
Pro, i cili përveç karakteristikave teknike, do të ketë edhe një
ndryshim radikal në dizajn.
Sipas faqes Macotakara, thuhet se Apple është duke e testuar
versionin e ri të laptopit të saj të ri MacBook me 15 inç, i cili përveç
ekranit LCD, do të vijë me një dizajn ultra të hollë, i cili me gjasë
do të duket ngjashëm me MacBook Air, sa i përket “trashësisë” së
pajisjes.
Edhe pse Apple ka vendosur që ta ri-dizajnojë tërë linjën e saj të
laptopëve MacBook Pro, dyshohet se modeli i ardhshëm i laptopit të hollë
me ekran 15 inç, megjithatë do t’i përkas linjës së MacBook Air, në
vend të asaj MacBook Pro.Burimi: Telegrafi


0 comments:
Post a Comment