Kohëve të fundit është folur shumë për modelet e reja të
telefonave të mençur nga Samsung, të cilët do të kenë ekrane fleksibile,
dhe tani një lajm i tillë është konfirmuar nga vetë prodhuesi
jug-korean, Samsung.
Madje, lidhur me pajijset mobile të
Samsung që kanë ekrane të lakueshme, ka edhe një datë të përafërt, pasi
që kompania ka konfirmuar se ato do të paraqiten në treg gjatë vitit
2012.
Përfaqësuesi i Samsung, Robert Yi ka thënë se telefonat mobil me
ekran të lakueshëm do të paraqiten në pjesën e parë të vitit të
ardhshëm.
"Pajijset fleksibile do të lansohen dikur gjatë vitit 2012,
shpresojmë që kjo të ndodh herët gjatë vitit. Këto pajijse do të hyjnë
në kategorinë e telefonave mobil" ka thënë Yi.
Do të jetë interesante të shihet se si do të duken telefonat me ekran
të lakueshëm nga Samsung, dhe se si do të integrohen ato me sistemet
operative të cilat i përdor Samsung.

0 comments:
Post a Comment