Zac Manchester është duke marr në duart e
veta tërë këtë ide të hulumtimit të gjithësisë. Një student i diplomuar
në Cornell në inxhinieri të aeronautikës, shpreson që të arrij një
buxhet të mjaftueshëm për të lansuar një satelit të madhësisë së100
çipave në gjithësi.
Ai dhe disa bashkëpunëtorë kanë krijuar një satelit DIY të
quajtur Sprite, të cilin Manchester po e quan “anijen kozmike më të
vogël në botë”. Njësia ka madhësinë edisa vulave postare dhe përmban në
vete qeliza solare, një radio-transmetues dhe një mikrokontroller në një
çip të vetëm të silikonit.
Caku i Manchester? Ai po synon të grumbulloj30,000 dollarë në
Kickstarter në mënyrë që të arrij të dërgojë Sprites në gjithësi si
mundësi për të demonstruar se ata mund të lansohen dhe operohen.
Për ata
që shqetësohen rreth mbeturinave në gjithësi, sateliti do të lansohet
vetëm në një orbitë të ultë në mënyrë që të rifutet në atmosferën e
Tokës vetëm disa ditë pas lansimit. Gjersa versioni i parë i satelitit
nuk mund të bëjë shumë më shumë sesa transmetimin e disa të dhënave
hyrëse, Manchester shpreson se ky është hapi i parë drejt demokratizimit
të qasjes në gjithësi.
I diplomuari në Cornell nuk është i vetmi me ambicie satelitore. Një
tjetër shkencëtar, Kosta Grammatis, përmes projektit të tij është duke
tentuar të grumbulloj të holla për të blerë një satelit të “pensionuar”
që do të mund të shërbente për t’ju ofruar njerëzve qasje në internet.Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment