Zynga paraqet 10 produkte të reja

Disa tituj të ri janë shpalosur zyrtarisht nga publicisti i lojërave sociale Zynga, duke përfshirë edhe një titull të ri në kuadër të serisë “Ville”.
Ishte paraparë që do të ndodh dhe tani edhe ndodhi – Zynga po sjell në jetë “CastleVille” në Facebook dhe platformat e saja të reja argëtuese sociale janë përfshirë gjithashtu në këtë debutim, bashkërisht me disa tituj tjerë. 
Në ngjarjen “Zynga Unleashed” të mbajtur në San Francisco, themeluesi i Zynga dhe CEO Mark Pincus ka përmendur lojërat në fjalë gjatë prezantimit të tij. Drejtori kreativ i Zynga, BIll Jackson më vonë mori skenën dhe foli rreth veçorive të reja të CastleVille dhe disa prej elementeve më interesante të kësaj loje, duke përfshirë këtu edhe karakteret, tregimet e reja dhe një stil të ri të artit. Në titullin e parë, muzika e CastleVilel është incizuar nga një orkestër live. 
Zynga Casion, në anën tjetër është një lojë e tipit të bixhozit që përfshinë Zynga Poker dhe Zynga Bingo. E një titull tjetër që është përmendur është edhe  Hidden Chronicles, që pritet të paraqitet në të ardhmen e afërt. 
Burimi: PCworld