Facebook paraqiti versionin final të aplikacionit për iPad.
Aplikacioni sjell mundësinë e chatit dhe luajtjes së lojërave në full
screen. Aplikacioni për iPad për një kohë të gjatë ishte një nga
kërkesat më të zëshme nga shfrytëzuesit e Facebookut.
Nga
menyja për navigacion në anën e majtë janë në dispozicion news feed,
rregullimet, fotografitë, grupet dhe mesazhet. Fotografitë dhe videoja
luajnë një rol të rëndësishëm. Gjithashtu, shfrytëzuesit
drejtpërsëdrejti nga aplikacioni mund të incizojnë videon dhe
fotografitë, dhe ti vendosin ato në profilin e tyre.
Edhe pse besohet se aplikacioni ishte i gatshëm për një kohë të
gjatë, por se për shkak të mospajtimeve në mes të Google dhe Apple ai
nuk ishte publikuar, CTO i Facebookut ka thënë se aplikacioni thjeshtë
nuk ishte i gatshëm për paraqitje. Shumë mundësi të versionit për iPad
kanë gjetur vendin edhe në aplikacionin për iPhone.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment