Mbase keni dëgjuar për sistemin Ubuntu,
por dikush ndoshta edhe nuk e ka provuar fare atë. Ubuntu ka dalur që
nga viti 2004 dhe të gjitha instalimet në desktop të Linuxit i përbën
Ubuntu. Ubuntu financiarisht mbështetet nëpërmjet mbështetjes teknike
blerëse nga ndërmarrja e vet mëmë, Canonical.
Më 13 tetor, Canonical lëshoi versionin e 15-të të Ubuntus,
11.10 Oneiric Ocelot; ndjehuni të lirë që ta provoni atë, pasi që është
falas. Ju keni mundësi që ta provoni madje edhe pa e shkarkuar fare,
por vetëm duke e përdorur shfletuesin tuaj të uebit.
Ajo që duhet të bëni është të vizitoni faqen ubuntu.com/tour
dhe që nga aty mund t’i provoni disa nga veçoritë e këtij sistemi.
Normalisht, të gjitha gjërat që ofrohen nga ky sistem nuk mund të
përdoren thjesht nga shfletuesi, por pasi që ta keni shkarkuar atë.
Një nga faktorët më të mëdhenj që ka ndikuar në suksesin e sistemit
Ubuntu historikisht ka qenë mundësia e testimit të tij pa pasur nevojë
që të bëhetë instalimi i tij. Duke e përdorur një CD me Ubuntu, ju mund
ta provoni atë pa e instaluar. Por, nëpërmjet aplikacionit Wubi, ju mund
ta instaloni atë brenda Windowsit dhe ta provoni dhe së fundi ta
testoni edhe në një shfletues të uebit. Aplikacioni i bazuar në
javascript e përngjason desktopin në Ubuntu dhe ua mundësoni përdorimin e
shumë dritareve duke përfshirë hapjen e një shfletuesi të rremë të
uebit dhe programin për emaile dhe secili mund të hapet brenda
shfletuesit. Provojeni dhe ndoshta do të ju pëlqej ky sistem.Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment