Sony Ericsson me sa duket ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj Xperia Arc.
Javën
e kaluar, Sony Ericsson ka paralajmëruar versionin e ri të telefonit të
linjës Xperia Arc, përkatësisht modelin Xperia Arc S, dhe tani duket se
ky model i ri do të paraqitet në tregun britanez më 26 shtator.

Shitësi britanik i telefonave mobile me pakicë, Clove, ka njoftuar se
do të fillojë shitjen e modelit të ri të telefonit të mençur mobil
Ericsson Xperia Arc S, i cili në shitje do të dal me një çmim prej
349.99 funte.
Xperia Arc S posedon një ekran të ndjeshëm në prekje me 4.2 inç, me
rezolucion prej 854 x 480 pikselëve, procesor 1.4GHz Snapdragon, dhe 8GB
memorie të brendshme, e cila është e instaluar në kartelën mikro SD.

0 comments:
Post a Comment