LG Optimus 3D është njëri prej telefonave të parë të mençur i
cili do të ketë syze 3D, dhe ndërfaqe 3D, ndërsa tani duket se LG nuk
mjaftohet vetëm me kaq, pasi që planifikon të lansojë edhe gjeneratën e
dytë të këtij modeli.
LG Optimus 3D 2 thuhet se nuk do të paraqitet në treg gjatë këtij
viti, ndërsa ende nuk dihet se në cilën pjesë të vitit të ardhshëm do të
dal ky telefon i mençur mobil.
Sipas PocketLint, thuhet se prodhuesi i famshëm, LG, edhe kësaj
radhe ka punësuar Henry Noh, ideatorin e LG Optimus 3D, i cili do të
punojë edhe në gjeneratën e dytë të këtij modeli me teknologji 3D.
Në njoftimin e kësaj faqeje, thuhet gjithashtu se LG Optimus 3D 2
do të jetë shumë më i hollë sesa modeli ekzistues, dhe se data e
lansimit të këtij telefoni do të përshtatet mbase me ato të
konkurrentëve të cilët do të përgatisin telefona të avancuar për treg.

0 comments:
Post a Comment