Konkurenca e re e Google + ka bërë që rrjeti më i madh social,
Facebook, të lançojë në fund të këtij muaji një shërbim të ri: Muzikë
falas për 750 milion përdoruesit e tij.
Lajmi është publikuar
së fundmi në mediat ndërombëtare të cilat i referohen burimeve pranë
Facebook, por ende shumë pak informacione janë berë të ditur. Mësohet se
Facebook do të bashkëpunojë me adresat që ofrojnë shërbime muzike si
Spotify, MOG dhe Rdio.
Këto adresa janë ndër më të kliuarat brenda gjinisë së tyre. Ato
ofrojnë cdo këngë për të dëgjuar, por kanë të limituar shkarkimin e
tyre. Me pak para këtë shërbime mund të intalohen edhe në celularin tuaj
të mençur.

0 comments:
Post a Comment