Rezultatet e kërkimit në kohë reale janë zhdukur nga Google
Realtime gjatë muajit korrik, pasi që marrëveshja mes këtyre dy
kompanive kishte përfunduar, ndërsa palët nuk arritën të merreshin vesh
për një bashkëpunim tjetër.
Në anën tjetër, edhe Microsoft
kishte një marrëveshje me Twitter për shfaqjen e rezultateve të kërkimit
në Bing, dhe për dallim prej Google, ata arritën të zgjasin
bashkëpunimin e tyre me rrjetin e famshëm social.
Bashkëpunimin e ri mes Microsoft dhe Twitter kompanitë e
paralajmëruar pikërisht në faqen e kësaj të fundit, ndërsa detajet
lidhur me këtë marrëveshje nuk janë zbuluar, mirëpo thuhet se palët kanë
nënshkruar edhe një marrëveshje tjetër dy-vjeçare, e cila mundëson
përfshirjen e rezultateve të Twitter në Bing.Burimi: Telegrafi


0 comments:
Post a Comment