Të ardhurat e Facebook kanë arritur në 1.6 dollarë vetëm për
gjysmën e parë të vitit 2011, sipas një raporti të ri nga Reuters,
ndërsa rrjeti më i madh social në botë vazhdon të zgjerohet para se të
hyjë në bursa dhe të regjistrohet si IPO.
Gjiganti i rrjeteve
sociale ka thënë se të ardhurat e saj kanë arritur në 500 milionë
dollarë në gjysmën e parë të vitit 2011, pohon "një burim i
mirë-informuar rreth financave në Facebook."
Baza e përdoruesve të Facebook ka arritur në 750 milionë, ndërsa
rrjeti social e ka pozicionuar veten si një nga lojtarët më të mëdhenj
në botën e reklamave online, i cili merr një të tretën e të gjitha
paraqitjeve të reklamave në SHBA (më shumë se Yahoo, Microsoft, Google,
dhe AOL së bashku).
Kompania e themeluar nga Mark Zuckerberg, Facebook.com, të cilin ai e
ka themeluar nga dhoma e konviktit të tij në vitin 2004 është rritur në
një nga firmat më të forta të internetit, e cila megjithatë ende nuk i a
bërë publike të hyrat e saj zyrtarisht.Burimi: Telegrafi


0 comments:
Post a Comment