iObama është strategjia e re e stafit më të ngushtë të
presidentit amerikan Barak Obama, për zgjedhjet parlamentare të nëntorit
2012.
Kjo ide e re e propozuar nga vetë presidenti, ka për
qëllim trasmetimin te publiku të një kandidati energjik për të tashmen
por edhe të të ardhmes, me një fokus të veçantë për të rinjtë.
Pjesë e kësaj strategjie është pajisja e të gjithë pjestarëve të
stafit me një iPhone apo iPod, duke shfrytëzuar maksimalisht edhe famën e
kompanisë prestigjoze “Apple”, më e suksesshmja e dy viteve të fundit
në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Paralelisht më këtë nismë është krijuar edhe një aplikacion i ri, që mund të shkarkohet lehtësisht dhe falas nga çdo pajisje Apple por edhe celularet e tjerë të mençur, ku do të azhornohet minutë pas minutë gjithë fushata e presidentit amerikan.
Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment