Sony lançon tabletën me palosje, rival për iPad-in

Ditën e djeshme, Sony ka zbuluar tabletën e parë në botë që "paloset", me të cilën shpreson të sfidojë iPad-in e Apple.
"Tableta P" e Sony-t, që kushton 479 stërlina, ka 2 ekrane me prekje 5.5 inç të cilët mund të palosen - duke e bërë kështu më të përshtatshëm për lëvizje se iPad-ët dhe pajisjet e tjera të ngjashme.
Sony thotë se me lehtësi mund të përshtatet në një çantë dore ose në xhepat e një xhakete. Tableta e re është 20 stërlina më e lirë se një iPad 2 dhe ka të njëjtën hyrje interneti 3G dhe Wi-Fi.
Dy anët e tabletës mund të kombinohen për t′u përdorur si një ekran i madh, por mund të përdoren edhe si të pavarura nga njëri tjetri.