Google synon "revolucionin" televiziv

Gjigandi i motorëve të kërkimit Google në fund të këtij vitit pritet të lëshoi edhe shërbimin TV në Evropë. Google TV, e cila lejon një miks mes uebit dhe televizionit në një ekran TV-je u lëshua në SHBA në tetor por që nuk pati sukses pasi u blloku nga tre rrjetet më të mëdha televizive.
Drejtori Ekzekutiv i Google, Erik Schmidt është shprehur se do të bëhet më shumë për të drejtën e autorit duke qenë se në SHBA shumë ankesa kanë ardhur në këtë drejtim.
Google ka ambicie të hershme për fushën e televizionit duke synuar kështu shtrirjen e fushës së reklamave online, fushë me të cilën vitin e kaluar fitoi 28 miliard dollarë.