Operatorët e rrjeteve të internetit mund të arrijnë të dërgojnë/pranojnë shumë më shumë të dhëna përmes fibrave nëse do të bëheshin më shumë hulumtime në aspektin e ndërlidhur me udhëtimin e dritës.
Hulumtuesit pranë Institutit të Ultrafast Spectroscopy and Lasers në New York kanë zhvilluar një mënyrë të re për të vëzhguar ndriçimin e dërguar në spirale, që është një zbulim i ri dhe i jashtëzakonshëm që do të mund të ndriçoj disa aspekte të reja mbi mënyrën sesi udhëtojnë të dhënat në fibra optike.
“Deri tani, vetëm forma më e thjeshtë e dritës është mundur të vëzhgohet dhe kontrollohet” tha hulumtuesi udhëheqës Giovanni Milione. “Kanale të shumta më të larta në një fibër optike, që mund të pushoheshin nga një dritë më komplekse, janë lënë anash”.
“Kjo na jep neve një mënyrë për të gjetur dhe matur një numër më të madh të kanaleve” tha Milione. “Me tërë këtë trafik që qarkullon në një kanal të vetëm, ka interes të madh në shfrytëzim prej palëve tjera që mund të pushtohen nga format komplekse të dritës”.
Ky zbulim bazohet në polarizimin e shpalosjes së mënyrës sesi udhëton drita brenda një rreze laserike, dhe duke qenë në gjendje për të kuptuar lëvizjen e saj gjë që do të mundësonte një rreze të dhënash me kapacitet më të madh.
“Duke qenë në gjendje për të ndjekur polarizimin dhe ndryshimet tjera gjersa drita udhëton, ju keni mundësin të shikoni materialin që ajo e përshkruan” shpjegon Milione. “Kjo ndihmon në kontrollimin e dritës dhe esencialisht mund të jep një shenjë mbi materialin e fibrës që po analizohet”.
Sipas hulumtueseve, drita komplekse lëviz në një mostër të ngjashme me atë sesi hëna sillet rreth aksit të saj dhe përreth tokës.
0 comments:
Post a Comment