Edhe AOL edhe Yahoo janë duke menduar
seriozisht rreth idesë së shkrirjes së dy kompanive në një, por deri
tani ato nuk kanë shpalosur ndonjë ide rreth asaj sesi do të duket marka
e re tregtare e përbashkët.
Gizmodo dhe portale tjera në internet kanë kritikuar këto
lëvizje dhe i kanë quajtur si lëvizje shkatërruese me pasoja për të dyja
kompanitë, dhe se rezultati nuk do të jetë i mirë për asnjërën prej
tyre. Megjithatë si për shaka Gizmodo ka postuar sot katër prezantime të
mundshme të asaj sesi do të duket logo e ardhshme dhe siç duket asnjë
prej tyre nuk janë të kënaqur me këtë lëvizje.
Ata madje kanë ftuar vizitorët që të postojnë idetë e tyre në komente apo në Twitter dhe secila logo e re do të shtohet në galerinë e tyre së bashku me shpjegimi.Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment