HP ka prezantuar në treg një skaner të ri inovativ 3D por që ka një çmim që mund ta përballojnë të gjithë.
HP TopShot Laserjet Pro M275,
punon duke kapur gjashtë imazhe të një objekti dhe duke i kompletuar
ato në një 3D imazh. ai gjithashtu lidhet me rrjetet wirless, kështu që
mund të dërgojë imazhin kurdo që të jetë skanuar. Skaneri ka edhe
AirPrint, që ju mundëson të printoni direkt nga pajisja juaj iPad, iPod
apo iPhone.
Por çmimi është gjëja më e bukur këtu: 400 dollarë për një 3D skaner.
TopShot sigurisht nuk do të ketë kualitetin që kap çdo detaj sikurse
modelet më të shtrenjta që kushtojnë me mijëra dollarë, por megjithatë
me paraqitjen e tij mund të nënkuptohet se ju mund të skanoni çdo gjë që
keni në apartamentin tuaj pa asnjë problem.Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment