Një nga sfondet më të famshme është
padyshim fotografia e zakonshme në desktopin e një kompjuteri ku është
instaluar Windows XP ku tregohet një pamje e hareshme e kodrave me
gjelbërim dhe një qiell me pak re. Ky sfond, që mund të jetë fotografia
më e shikuar e të gjitha kohërave, quhet “Bliss”. Bëjeni një kërkim në
Google dhe rezultati i parë është sfondi i Windowsit.
Emri i fotografisë është për përdoruesit
holandezë është Ireland, që i ka bërë shumë njerëz të mendojnë se pamja e
paraqitur është fotografuar në Irlandë.
A keni dashur ndonjëherë ta dini se ku është fotografuar kjo pamje, ose kush e bëri atë fotografim?
Njeriu prapa kamerës është fotografuesi amerikan, Charles O’Rear. Mos mendoni që fotografia është bërë në Irlandë. Bliss është kapur në Kaliforni, më saktësisht në qarkun Sonoma.
Fotografia ishte kapur në vitin 1996, disa vite
para se të lëshohej sistemi Windows XP. Në faktë, një fotografi e kapur
10 vite më parë nga i njëjti vend ku ishte kapur Bliss, paraqet
një
pamje të zymtë:
Kjo fotografi e sistemit Windows XP është e
pranishme edhe në vende ku nuk ta merr mendja. Vetë O’Rear e ka parë
fotografinë në dritaren e një restauranti në një fshat tailandez dhe në
një sfond të një interviste televizive të kryetarit të Venezuelës.
Kështu që, sa para mori O’Rear për fotografinë aq
të famshme? Një marrëveshje e papërmbyllur e ndalon atë duke e treguar
pagesën e marrë, por sipas regjistrit të Napa Valley, O’Rear tha që
ishte:
“e jashtëzakonshme”...
E kapur me një kamerë të formatit të mesëm, fakti
më befasues për fotografinë është që O’Rear pohon që fotografia nuk
kishte pasur manipulime digjitale.
JW Van Wessel
gjeti koordinatat e sakta të vendit dhe falë Google Street View, ju
mund ta shihni një pamje në 360 shkallë të vendit dhe ta shihni
saktësisht se si duket tani.

Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment