Sharp ka prezantuar një celularë të ri 3D
me bazë në Android, të quajtur Aquos SH8928U. Ky është celulari i njëjtë
imazhe e të cilit ishin postuar disa muaj më parë në ueb faqen e FCC.
Specifikat janë pothuajse të njëjta me ato që janë dëgjuar më
parë: ekran 4.2 inç me rezolucioni qHD, 3D Stereoscopic, procesor
Qualcomm Snapdragon me një bërthamë të vetme në 1.4GHz dhe kartelë
grafike Adreno 205 GPU, 512MB RAM, 2GB memorie të brendshme, dy kamera 8
megapikselëshe për të incizuar në 3D dhe mbështetjen e një LED’i, si
dhe bateri 1240 mAh dhe Android 2.3.4.
Modeli që është duke u lansuar në Japoni ka një radio GSM të vendosur
në vend të versioni CDMA që ka qenë i pranishëm në imazhet e FCC.
Celulari momentalisht është i kufizuar vetëm për rrjetin SoftBank të
Japonisë por shpresojmë se kjo pajisje e jashtëzakonshme do të jetë në
shitje edhe në pjesë tjera të botës.
Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment