Me sa duket, prodhuesi tajvanez i telefonave të mençur mobil,
HTC, është duke u munduar që ta ketë sistemin e vet operativ, pasi që
kohëve të fundit ajo është duke kërkuar të blejë një platformë mobile në
të cilën do të bazoheshin telefonat e saj.
Lajmi për
interesimin e HTC’së për të blerë një sistem operativ është publikuar
nga Next Web, ndërsa HTC ende nuk e ka konfirmuar se cilin sistem
operativ ajo është e interesuar ta blejë.
Platforma e cila iu bie ndërmend gjithë njerëzve, është ajo e HP’së,
platforma webOS, të cilën kompania ka thënë se do ta mbyllë së shpejti,
mirëpo një lajm i tillë nuk është konfirmuar nga asnjëra palë.
“Ne mund të përdorim cilëndo platformë mobile që ne duam. Ne
dëshirojmë që t’i bëjmë gjërat ndryshe nga rivalët tanë. Përparësia e
kompanisë tonë është kuptimi i një sistemi operativ për telefonat mobil,
mirëpo kjo nuk do të thotë që ne vetë duhet të prodhojmë sisteme
operative” ka thënë përfaqësuesi i HTC-së, Wang.
Cili sistem operativ mund të jetë në dorë të HTC’së? A do të jetë
webOS, një zëvendësim i mirë i Android apo Windows Phone për telefonat
HTC? Në të gjitha pyetjet duhet të përgjigjet vetë HTC, para se të
vendos ta blejë sistemin e saj operativ. Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment