Ndërveprueshmëria: është një fjalë e madhe
që përshkruan një problem edhe më të madh – në këtë rast po e përdorim
për përshtatshmërinë e të dhënave dhe apliakcioneve tuaja në pajisje të
ndryshme. Dhe derisa botët e Androidit të Google dhe iOS-it të Apple ka
marrë një rrugë të gjatë, asgjë nuk krahasohet me përshtatshmërinë e
plotë të ofruar nga një kompjuter që ka Windows.
Çështjet që mund të adresojë një tablet që ka Windows 8 mund
të adresohen si probleme me trajtimin dhe përshtatshmërinë e
aplikacionit – dy gjëra që mbesin problematike për Android dhe iOS.
Kërkimi i skedarëve
iPad 2 dhe tableti që kanë Android Honeycomb
punojnë shumë ndryshe nga njëri-tjetri: Apple ka “murosur” kopështin e
vet për të kufizuar qasjen, ndërsa Google është më i hapur, por i
shkatërruar nga mospërputhjet, ku një tablet mbështet lloje të caktuar
të skedarëve dhe tjetri jo dhe nuk është e qartë për një përdorues për
këtë mospërputhje.
(Përgjigja, thjesht, është që disa ndërtues të
tabletëve shtojnë mbështetje sipas qejfit të vet mbështetje për lloje të
caktuar të skedarëve).
Së paku, Android ofron një sistem të skedarëve ku
përdoruesit mund të kenë
qasje – edhe nëse është një rrëmujë me
strukturën e ndonjë skedari dhe kërkon softuer të palës së tretë për të
siguruar qasjen në të. Google pranon që kurrë nuk ka dashur që sistemi i
skedarëve në Android të ketë qasje dhe të përdoret si Windows Explorer,
por realiteti është që ndërtuesi i tabletit dhe zhvilluesit e
aplikacioneve për menaxhim të skeadrëve janë duke u përballur me faktin
që kjo veçori ekziston në Android. Nuk është askund në iOS; ju duhet të
mbështeteni në një zhvillues për të ofruar përkrahje për opsionin “Open
in” për iOS, diçka e cila është implementuar në mënyrën jo të duhur.
Bëhet fjalë për skedarët... dhe për aplikacionet
Në realitet, për shumicën prej nesh, një kompjuter
që ka Windwos është pjesë e jetës. Dhe nëse bëhet fjalë për përzgjedhje
të llaptopit ose desktopit dhe një pajisje iOS ose një pajisje Android,
dikush mund të shohë lloje të ndryshme dhe mospërshtatshmëri.
Përshtatshmëria e apliakcioneve shkon në dy mënra.
Le ta shohim: i tërë zhvillimi i softuerëve të rinj është bërë për
pajisjet për celularë. Dhe ndoshta mund të keni dashur që një aplikacion
të cilin e përdorni në celular ta përdorin edhe në llaptop apo
kompjuter. Dhe ndoshta do të mund të manipuloni ose të shkëmbeni të
dhëna në celularë me desktop (dhe ta bëni në një rrugë që nuk mbështetet
në cloud).
Gjithashtu, aplikacionet në kompjuterët personalë
do të mund të përfitonin duke qenë në një tablet, por tani nuk
funksionojnë. Këto aplikacione janë të dizajnuara për të funksionuar në
sistem krejt tjetër operativ.
Përjashtim bëjnë tabletët si Stylistic Q550 nga
Fujitsu. Ky tablet që ka Windows 7 doli gjatë kësaj vere me një qëllim
të qartë në tregjet vertikale dhe për përdorim në ndërmarrje. Pse? Sepse
tregjet e këtilla tashmë kanë aplikacione të dizajnuara për përdorim në
llaptop që mund të përkthehen lehtësisht në një tablet – por këto
tregje kanë nevojë për stabilitetin dhe përshtatshmërinë që tashmë
Windows 7 e ofron.
Është bërë gati një dekadë që kur Microsoft ka
dhënë idenë për një “PC tablet” të përgjithshëm dhe ndërmarrja gati
është në maje të paraqitjes së një ndërfaqeje të këndshme – një e tillë
nuk mund të paraqitet derisa të mos dalë Windows 8.
Përfitimet nga unifikimi
Korporata e IT-së nuk është vendi i vetëm që do të
përfitonte nga një tablet që ka Windows, por përfitime do të kishin edhe
konsumatorët.
Me Windows 8 adhe një sistem të miroptimizuar,
platforma Windows – së bashku me aplikacionet që do të zhvillohen për të
– ka një potencial për të konkuruar me sistemet operative për celularë,
që edhe do të bashkojë aplikacionet që të funksionojnë në pajisje të
ndryshme. Në atë pikë, nuk ka më pyetje nëse një aplikacion do të punojë
në sistemin operativ, por në vend të kësaj pyetjeje do të kemi pyetjen
se a do të funksionojë çdogjë nga një çip ARM në një procesor dy
bërthamor. Veçoritë e harduerëve do të luajnë rol dhe
zhvilluesit duhet ta kenë parasysh ndërtimin e një ure elegante që lidh
kërkesat e ndryshme të harduerëve, po në një botë ideale, potenciali për
bashkim është i madh.
Për momentin, as Apple nuk ka një unifikim;
aplikacionet e veta shumë të suksesshme për iOS funksionojnë vetëm në
pajisjet iOS, duke i lënë në baltë përdoruesit e Mac OS X.
Mendojeni për një moment famën që do të mund ta
arrinte Mac nëse do të mbështeste softuerët e shumtë që funksionojnë në
iOS. Tani barteni atë mundësi teorike në ekosistemin tablet-llaptop-PC
të Windowsit. Kjo gjë nuk mund të jetë aq e largët sa edhe tingëllon. Le
të shpresojmë që Microsoft dhe zhvilluesit e aplikacioneve për Windows
do të marrin përparësinë e plotë të këtij potenciali dhe të gjejnë rrugë
për ta vënë këtë në funksion.Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment