Shefi ekzekutiv i Google, Erich Schmidt, ka mohuar akuzat se
kompania e tij ka manipuluar motorrin e kërkimit, për të promovuar
shërbimet dhe adresat e kompanisë.
Këto komentë Schmidt i ka
bërë gjatë raportimit në një seancë dëgjimore në kongresin amerikan në
Washington. “Unë mund t’ju siguroj ju, të gjithëve, se ne nuk kemi
trukuar kurrë asgjë”, - ka thënë Schmidt.
Raportimi i tij vjen në kuadër të hetimit të Komitetit Gjyqsor të
Senatit, i cili po investigon në kuadër të abuzimit të tregtisë së
ndershme për Google. Një hetim mbi këtë çështje ka ndërmarrë edhe
Komisioni Evropian.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment