Prodhuesi më i njohur kanadez i telefonave mobil, kompania RIM,
kohët e fundit ka paralajmëruar një seri të modeleve të reja të
telefonave të mençur mobil, BlackBerry.
Njëri prej këtyre
modeleve të reja të telefonave BlackBerry ishte edhe versioni i ri i
linjës BlackBerry Curve, i koduar me numrin 9360, ndërsa operatori i
njohur mobil T-Mobile tani ka thënë se e posedon këtë telefon të mençur
mobil në rrjetin e saj.

T-Mobile janë duke ofruar modelin e ri të RIM, BlackBerry Curve 9360
për 79,99 dollarë pas një zbritje, ndërsa për ta marrë këtë model të ri
të telefonit do të duhet të nënshkruajnë një kontratë të re dy vjeçare
me operatorin.
BlackBerry Curve 9360 karakterizohet me versionin e fundit të
sistemit operativ të RIM, OS 7, teknologjinë e pagesave mobile - NFC,
kamera me 5 mega-piksel, me ndriçues të integruar, si dhe kartela SD me
2GB, e cila mund të zgjerohet deri në 32GB.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment