Nisin prenotimet për Androidin MediaPad

Huawei ka njoftuar se është në pritje të prenotimeve të tabletit të ri MediaPad. Kush nuk e mban mend nga prezantimi, ju kujtojmë se bëhet fjalë për një tablet me sistem operimi Google Android 3.2, me ekran 7-inch me prekje, procesor 1.2 GHz dual-core Qualcomm, memorje të integruar 8 GB me mundësi rritje, kamera në pjesën e pasme të tabletit 5 megapiksel dhe një tjetër në pjesën ballore 1.3 megapiksel. Ky tablet MediaPad mban deri në gjashtë orë punë, ndërsa vlera e tij monetare është 473$.

Burimi: Telegrafi