Kohëve të fundit është thënë se Samsung është duke përgatitur
modelin e ri të telefonit i cili bazohet në teknologjinë HD, ndërsa tani
kjo kompani ka paralajmëruar modelin e ri, Samsung Galaxy S II HD LTE, i
cili do të jetë në dispozicion për tregun e Koresë Jugore.
Samsung
Galaxy S II HD LTE posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.65 inç, i
cili posedon teknologjinë HD Super AMOLED Display me 1280 x 720 piksel,
si dhe procesorin me 1.5GHz dual-core, dhe versionin e ri të sistemit
operativ të Google, Android Gingerbread.
Karakteristikat tjera të Samsung Galaxy S II HD LTE përfshijnë edhe
kamerën e pasme me 8MP, LED ndriçues për foto dhe video, kamerën e
përparme me 2MP, baterinë me 1850 mAh, dhe 16GB memorie të brendshme dhe
mikro SD kartelë për memorie shtesë.
Përkundër të gjithë këtyre specifikave të avancuara që i posedon ky
model, ende nuk dihet asgjë për çmimin e tij, apo edhe kohën se kur i
njëjti do të zbarkojë në tregun evropian.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment