Aparate të vogla me sensor të mëdhenj dhe
të ndërrueshëm janë veçse pjesë e tregut dhe në ofertë ka shumë prej
tyre, por deri tani nuk ka pasur diçka nga prodhuesi i mirënjohur Nikon,
që së fundi ka prezantuar në treg pas 50 viteve modelin e ri të kësaj
kategorie, Nikon 1.
Nikon 1 në fakt është një aparat që ndërlidhet me shumëçka të
bukur. Ai incizon video dhe bënë fotografi në të njëjtën kohë pa u
vërejtur dhe pa penguar videon, madje edhe në 1080p. Një veçori e re
Motion Snapshot kombinon video dhe fotografi pa u hetuar nga përdoruesi
dhe bëni fotografi gjatë kësaj procedure ai sërish incizon një video në
60 fps. Kur shtypni play, ai shfaq 2.5 sekonda video në slow-motion në
24 fps.
Kur flasim për slow-motion, Gizmodo thekson se incizon 120 fps në
super-slow-speed (edhe pse rezolucioni bie në 320 x 120 piksela) . në të
njëjtën rrugë, një veçori e re Smart Photo Select kap 20 imazhe në 30
fps, dhe më pas në mënyrë automatike shfaq 5 më të mirat bazuar në
faktor si mprehtësi dhe pëbrërje. Nikon gjithashtu thekson se aparati i
saj ka autofokusin më të shpejtë në botë.

Veçori tjera janë:
- 10.1 megapiskel CX format CMOS Sensor (13.2 mm x 8.88 mm)
- Sistem të ri montues në Nikon 1
- Sensor Dual-Core Expeed, gjë që është arsyeja pse mund të bëjë foto e video në të njëjtën kohë
- Një sistem të ri hibrid autofokus 73 pikësh që kombinon kontrast dhe njohje të fytyrës, duke kaluar mes tyre pa u hetuar
- Video incizim në 1080p/30fps, 1080i/60fps, 720p/60fps, dalja në format H.264
- Slow Motion Video: 640 x 240/40 fps, 320 x 120/1,200 fps
- ISO 100-3200 (mund të rritet në 6400)
- 10fps shkrepje, por me AF të kyçur mund të kap deri në 60 fps, që është padyshim shpejtësia më e madhe në shkrepje në botë, sipas Nikon
- 12-bit RAW

Në treg janë dy modele: modeli standard J1 (650 dollarë) dhe V1 (900
dollarë), që është model më profesional. Me modelin V1 ju fiton 1.4
milion dot Electronic viewfinder, Electronic shutter, stereo input,
multi-accesory port (për blic të shpejtë dhe GPS)dhe trup të punuar nga
magnezi.
E për thjerrëza Nikon ka katër sosh në ofertë: 10-30 mm f.3.5 – 5.6,
10 mm f2.8, 30 – 100 mm f3.8 – 5.6 zoom dhe më interesantja thjerrëza
10-100 mm f4.5 – 5.6 për zoom të qetë gjersa fotografoni video.

Përveç kësaj këto thjerrëza janë të parat në botë pa pasqyre, pasi që
pavarësisht se Sony, Samsung, Panasonic e Olympus kanë qenë duke punuar
në këtë drejtim, Nikon është i pari që doli në treg me aparate të
këtila që kanë veçori të këtilla.

0 comments:
Post a Comment