Javën e kaluar, disa fotografi kanë rrjedhur në internet të cilat shfaqin modelin e ri të telefonit – LG Optimus EX.
Ndërsa
tani, kompania zyrtarisht ka paralajmëruar këtë telefon të mençur mobil
i cili bazohet në Android Gingerbread 2.3 dhe procesor me dy bërthama
me kapacitet 1.2GHz NVIDIA Tegra 2.

LG Optimus EX gjithashtu është i pajisur me ekranin e ndjeshëm në
prekje me diagonale prej 4 inç, ndërfaqe WVGA IPS, kamerën me 5
mega-piksel, e cila mundëson incizimin në HD 1080p, 1GB RAM, si dhe 8GB
memorie të brendshme, e cila mund të zgjerohet me mikro SD kartelë.
Karakteristikat tjera të LG Optimus EX përfshijnë edhe portin HDMI
dhe WiFi Direct, ndërsa telefoni do të dal në shitje në tregun Korean
përmes operatorit SK Telekom.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment