Kohëve të fundit është thënë se pajisja me e re mobile e
Samsung, Samsung Galaxy Note do të jetë në dispozicion për para porosi
edhe në Mbretërinë e Bashkuar, mirëpo nuk ishin dhënë detaje se kur do
të ndodhë një gjë e tillë.
Tani, duket se Samsung Galaxy Note
do të jetë në dispozicion në Britaninë e Madhe që nga nëntori i këtij
viti, të paktën për shitje me pakicë në internet, edhe pse ende nuk ka
detaje mbi një datë të saktë të lansimit të pajisjes, e cila është
promovuar si kombinim i tabletit me telefonin e mençur mobil.
Në fakt, thuhet se Samsung Galaxy Note i posedon të dyja në një.
Samsung Galaxy Note ka ekranin e ndjeshëm në prekje me 5,3 inç, në
teknologjinë Super AMOLED me rezolucion prej 1280 x 800 pikselëve,
Android 2.3 Gingerbread, plus dy kamera.
Kamera e përparme e cila përdoret për video-komunikim posedon 2
mega-piksel, ndërsa ajo në anën e pasme ka kapacitet me 8 mega-piksel,
LED ndriçues, ndërsa pajisja inovative e Samsung mbështetet edhe nga një
procesor dual core me 1.4GHz dhe 1GB RAM.Burimi: Telegrafi
O bo bo se cpo shohh...Samsung Galaxy...Ndoshta ka sistem operativ me te avancum dhe ka shpejtsi dhe i ka kejtat por nje se ka rehatine ne dore apo kudoqoft qe e mbani...A ju shkon ndermend ketyre qe esht vshtir te mbahet nje celular me madhsi te njejt si nje tv HD ne gjep...besomni do ju nevoitet koh per ta rehatuar sa her qe beni plan ta nxjirrni apo ta fusni brenda... hmm "po deshet samsung,ju keshilloj qe ta varni me vete nje laptop,me mir do ju bie :P "
ReplyDelete