HTC ka shtuar edhe një model të ri të telefonit Android në spektrin e saj të telefonave të mençur.
Më
saktë, bëhet fjalë për HTC Raider 4G i cili do të mbështetet me
Android Gingerbread, ndërsa i njëjti do të posedojë ekranin e ndjeshëm
në prekje me 4.5 inç, dhe rezolucion 960 x 540 piksel.
HTC Raider 4G gjithashtu vjen me kamerën e pasme me 8 mega-piksel, me
sensor, e cila ka kapacitet të incizimit të videove në HD me 1080p,
ndërsa ky model posedon edhe kamerën e përparme me 1.3 mega-piksel.
Procesori i HTC Raider 4G është me dy bërthama dhe kapacitet prej
1.5GHz, 1GB RAM, 16GB memorie të brendshme, bashkë me lidhjen për WiFi,
GPS, Bluetooth, HTC Sense UI.
Së shpejti, HTC Raider 4G do të paraqitet në tregun e Koresë së
Jugut, ndërsa në tregun amerikan është AT&T kompania e cila do ta
ofrojë këtë telefon, në rrjetin e saj LTE. Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment