Rrjeti social i Google, Google+ së fundi
ka bërë një ndryshim të ri në arenën e rrjeteve sociale duke ofruar 16
lojëra në dispozicion të anëtarëve të saj, duke përfshirë tituj si Angry
Birds e Bejeweled Blitz, dhe duke ofruar softuer për zhvillues në terme
më fitimprurëse sesa konkurrenca.
Me një audiencë prej 25 milion përdorues krahasuar me rreth 800
milion sa janë në Facebook, Google+ nuk do të jetë në gjendje të bëjë
befasi. Duke pasur parasysh se ka me mijëra tituj në rrejte sociale
rivale, dhe me mijëra të tjera që dalin në treg çdo ditë, gjasat do të
jenë të vogla që të ketë ndryshime në aspektin e tërheqjes së një grupi
të ri të përdoruesve që janë entuziastë të lojërave.
Por megjithatë Google+ ofron një mundësi masive për të zgjeruar të
hyrat kompanitë si PopCap e Eletronic Arts, dhe përveç kësaj për të
rritur edhe mundësitë drejt një audience më të madhe. Me një treg që
tejkalon të mira virtuale prej rreth 1 deri në 2.1 miliard dollarë në të
hyra në vitin 2011 thuhet se ky trend do të vazhdojë edhe më tej edhe
në vitin e ardhshëm. Google madje ka thënë se do të merr vetëm 5% të
pagesave të bëra për lojëra të kompanive, ndërsa Facebook për krahasim
merr 30%.
E vetmja gjë që mbetet të ecën ashtu si duhet është shkëlqimi i
Google+ dhe jo rënia e tij si e Buzz apo Orkut, dhe nëse kjo ndodh
atëherë shkalla e inovacionit do të ecë më tej dhe do të mundësojë që të
krijohen marka të reja dhe zhvillime të reja në aspektin e
konkurrencës. Por tani për tani është herët të thuhet nëse Google+ do të
jetë arena e radhës për tu pushtuar nga gejmerët. Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment