HTC së fundmi ka paralajmëruar modelin e saj të parë të
telefonit të mençur i cili bazohet në sistemin operativ të Microsoft,
Windows Phone 7 Mango, të cilin e ka quajtur HTC Radar.
Përveç
sistemit operativ Windows Phone Mango 7.5, HTC Radar posedon ekranin e
ndjeshëm në prekje me diagonale prej 3.8 inç, rezolucion prej 480 x 800
pikselëve, procesor me 1GHz, 512MB RAM dhe 8GB memorie të brendshme.
Karakteristikat tjera të HTC Radar janë edhe kamera me 5MP, me F2.2
lente, ndriçuesin LED, sensorin BSI, kamerën e përparme për video
komunikim, si dhe lidhjet për rrjetin 3G, GPRS, EDGE, 802.11 b/g/n WiFi
dhe Bluetooth.
HTC Radar pritet të dal në shitje në Evropë prej 1 tetorit të këtij
viti, ndërsa thuhet se çmimi i këtij modeli të ri të telefonit do të
jetë 399 euro.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment