Presigio ka njoftuar se do të lançojë Androidin e parë të tij 3G për tregun evropian, modelin e quajtur MultiPad PMP7074B.
Lajmi
është njoftuar nga vetë kompania, e cila ka publikuar edhe të dhënat e
këtij tableti. Bëhet fjalë për një pajisje me sistem operimi Google
Android Gingerbread 2.3, me ekran 7-inch me prekje me rezolucion 480 x
800, procesor 800MHz ARM Cortex –A8, 512 MB/RAM, memorje të integruar
4GB me mundësi rritje dhe kamera ballore dhe në pjesën e pasme 3
megapiksel.
Ky tablet i Prestigio pritet të dalë së shpejti në treg dhe kushton 430 $.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment