Valve gjatë ditës së djeshme ka bërë të
ditur se do të paraqes në treg versionin e dytë të titullit të
popullarizuar DotA, i cili sipas të gjitha gjasave do të paraqitet
brenda një periudhe shumë të shkurtër në fazën beta për tu testuar nga
entuziastët.
Valve tani veçse është duke bërë përgatitjet e nevojshme për
të paraqitur beta versionin e DotA 2, dhe në mes tjerash pritet që ky
version të ketë një bashkësi të heronjve ndërkombëtarë të gatshëm për
t’u shfrytëzuar nga gejmerët.
“Plani ynë origjinal ka qenë i ndërlidhur me shpenzimin e një kohe të
gjatë në beta, duke shtuar veçori të reja dhe gradualisht duke rritur
numrin e heronjve deri të arrijmë në nivel krahasues me Dota 1, moment
që do të shënonte edhe paraqitjen e DotA 2. Por të dhënat që po marrin
nga njerëzit kudo është se ata janë të etur për ta luajtur pavarësisht
se do të shtohen me qindra heronjë tjerë. Ne gjithashtu kemi vërejtur se
ata që veçse janë në beta po mundohen t’i tregojnë të gjithë të tjerëve
sesa argëtim kanë pasur me lojën. Kështu që ne vendosëm se plani ynë
origjinal ka
qenë gabim dhe duhet t’i bëjmë disa gjëra më shpejt”
shpjegoi Valve.Nëse jeni të interesuar për të luajtur beta versionin e ri të DotA 2 regjistrohuni këtu për të pranuar një ftes dhe për të pasur emrin në listë.
Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment