Që prej debutimit gjatë muajit prill të këtij viti, Samsung ka
deklaruar se ka shitur mbi 10 milionë njësi të modelit të saj më të
avancuar të telefonit – modelin Samsung Galaxy SII.
Mirëpo,
shifrat e shitjes së Samsung Galaxy SII janë ende larg atyre të Apple
dhe modelit të saj të fundit, iPhone 4, i cili vetëm në tre-mujorin e
parë të vitit është shitur më shumë se 20 milionë herë.
Megjithatë, modeli i telefonit të mençur i cili ka mbetur ndër të
paktët që garon me iPhone 4, ka arritur rekorde të mëdha, duke marrë
parasysh se Samsung Galaxy SII është shitur në 5 milionë njësi deri në
qershor të këtij viti.
Për më pak se 8 javë, shitja e Samsung Galaxy SII është dyfishuar,
ndërsa së fundmi ky model i avancuar i telefonit ka arritur edhe në
Kosovë, përmes operatorit mobil IPKO, i cili e ofron atë me 24 këste
mujore, dhe pa kamatë.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment