Të gjithë e dinë se Sony dhe Microsoft janë duke punuar në
gjeneratën e ardhshme të konsolave të tyre, edhe pse ende nuk dihet se
kur këto kompani po synojnë të lansojnë në treg modelet e reja të
konsolave të lojërave.
Tani, sipas një raporti të kohëve të
fundit thuhet se Sony mund të përfundojë konsolën e re - modelin
PlayStation 4, brenda 18 muajve të ardhshëm, edhe pse kompania Sony ende
nuk e ka konfirmuar këtë lajm.
Sony fillimisht kishte një plan jetëgjatësie 10 vjeçare për
gjeneratën e tretë të konsolës së saj - PlayStation 3, e cila u paraqit
zyrtarisht në Japoni në vitin 2006.
Nëse kompania ende e ka të mbërthyer planin e saj 10 vjeçar, ne ndoshta nuk do të shohim lansimin e PS4 deri në vitin 2016.
0 comments:
Post a Comment