Kompania Dell ka njoftuar se do të bashkëpunojë ngushtë me
motorrin kinez të kërkimit Baidu, në produktet e reja që pritet të
nxjerrë në treg.
Lajmi është konfirmuar nga një zedhënës i
kompanisë Dell, sipas të cilit kjo firmë po prodhon një seri produktesh
të reja vetëm për tregun kinez. Mësohet se aparatura e parë që do të
ketë një sitem të tillë operimi do të jetë një telefon i mençur i Dell.
Megjithatë asnjë nga të dyja kompanitë nuk dhanë informacion lidhur
me modelin që Dell do të nxjerrë në tregun kinez, apo për datën e
lançimit të tij.

0 comments:
Post a Comment