Këtyre ditëve janë zbuluar edhe më shumë detaje për modelin e ri të telefonit të mençur të Apple, iPhone 5.
Sipas
një njoftimi të fundit, operatori mobil amerikan Sprint do ta lansojë
iPhone 5 në javën e parë të tetorit, dhe siç thuhet, modeli më i ri i
iPhone do të jetë në dyqanet e këtij operatori që nga dita e parë e
lansimit të tij në treg.
Edhe më herët është folur për lidhjen e Sprint me iPhone 5, ndërsa
kjo do të jetë hera e parë që ky operator mobil shet iPhone, dhe si datë
e mundshme që një lansim i tillë të ndodhë është dhënë java e parë e
tetorit, ose më saktë, 1 tetori i këtij viti.
Gjatë ditës së djeshme ishte thënë se Apple tashmë ka filluar të
trajnojë stafin e saj për iOS 5, iCloud dhe lansimin zyrtar të iPhone,
pasi që pritet që këto shërbime dhe produkte të reja të kësaj kompanie
të prezantohet pas disa javësh.
0 comments:
Post a Comment