Përpjekjet për të treguar vendndodhjen e
përdoruesit gjatë përditësimit të statusit në rrjete shoqërore nuk kanë
gjetur një pëlqim të madh nga adoleshentët amerikanë. Kjo sipas një
studimi të ri ku tregohet që vetëm disa adoleshentë amerikanë janë të
interesuar në shkëmbimin e informacionit për vendndodhjen e tyre në
shërbimet si Foursquare dhe Gowalla.
Kjo është pavarësisht nga fakti që më shumë se
një çerek i të gjithë adoleshentëve amerikanë është duke përdorur
shërbimet shoqërore. Sipas Pew Interent & American Life Project,
shërbimet që japin udhëzime ose rekomandime për restorante, muze dhe
tetaro duke u bazuar në vendndodhjen tuaj duket të jenë shërbimet më të
popullarizuara, të përdorura nga rreth 23% e të gjithë adoleshentëve
amerikanë.
Por kur vjen për paraqitjen e prezencës në
kafiterinë tuaj lokale, ndonjë park të qytetit nga shërbimet si
Foursquare ose Gowalla, adoleshentëve nuk iu interesojnë. “Amerikanët
nuk janë aq të etur për të shkëmbyer qartësisht vendndodhjen e tyre në
faqet e mediave shoqërore” tha Kathryn Zickuhr, që është specialiste
hulumtuese
në Pew Internet & American Life Project dhe bashkautore e
raportit.
Në fakt, adoleshentët amerikanë kanë më tepër
dëshirë që të përfshijnë vendndodhjen e tyre si të dhënë shtesë në
cicërime ose në përditësime në rrjete shoqërore se sa të bëjnë
“check-in”. Vetëm 4% e adoleshentëve amerikanë përdorin telefonat e tyre
për të shpërndarë informatën për vendndodhjen e tyre nëpërmjet
“check-ins”-ave, ndërsa 7% e tregojnë vendndodhjen nëpërmjet
përditësimeve statusore në rrjetet shoqërore si Facebook dhe Twitter.
Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment