Gjatë ditës së djeshme është thënë se Microsoft do ta lansojë
tabletin e saj të parë gjatë javës së ardhshme dhe i njëjti do të jetë
me sistemin operativ Windows 8. Sipas
të gjitha gjasave kjo do të ndodhë në konferencën vjetore të Microsoft,
ndërsa thuhet se prodhuesi i tabletit do të jetë gjiganti
koreano-jugor, kompania Samsung. Tani, sipas një njoftimi të fundit thuhet se Microsoft me të
vërtetë do ta lansojë tabletin e saj me Windows 8 gjatë javës së
ardhshme, edhe pse ende nuk është dhënë asnjë detaj lidhur me
karakteristikat e mundshme të këtij tableti. Samsung tashmë është i njohur për prodhimin e tabletëve në sistemin
operativ të Google, Android, të cilët kohën e fundit kanë hasur në
probleme me gjyqin, pasi që rivali i saj, kompania Apple është vënë pas
tyre.
Nëse Samsung fillon të prodhojë tabletë në Android dhe Windows, kjo
do të ishte një lëvizje e mirë për kompaninë, dhe për tejkalimin e
mosmarrëveshjeve ligjore të cilat ajo i ka me rivalin e saj më të madh,
kompaninë Apple.
Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment