Më 1 shtator të këtij viti, Google Chrome
arriti përvjetorin e tretë të themelimit. Në një kohë relativisht të
shkurtër, Chrome ka arritur të marrë 22% të tregut të shfletueve, në
krahasim me Firefox që ka 28% dhe IE që ka 42%. Shfletuesi vazhdon që
çdo gjashtë javë të lëshojë nga një version dhe ekosistemi i tij ka bërë
hapa të mëdhenj përpara në krahasim me gjendjen në të kaluarën.
Në dhjetor, Google debutoi me Chrome OS dhe Chrome Web Store,
duke u përcjellur me Chromebooks në qershor. Dyqani Chrome Web Store ka
pasur një fillim të ngadalshëm pasi që nuk ka tërhequr aq trafik sa
është pritur para se të lëshohej.
Themeluesi i ChromeOSApps.org,
Chris Sorensen, që është faqe e pavarur që monitoron dyqanin e
aplikacioneve për Chrome, duke vëzhguar të dhënat dhe statistikat të
cilat që i shkëmben me ne për ta parë rritjen e këtij dyqani që nga koha
kur është lëshuar. Më 1 shtator, CWS (Chrome Web Store) ka arritur në
mbi 6,000 aplikacione me afërisht 28 milionë përdorues. Më 9 shtator,
sipas numrave të parë në ChromeOSApps.org, CWS ka kaluar 30 milionë
aplikacione. Sa i përket shkarkimeve, rreth 2.5 milionë aplikacione janë
duke shkarkuar gjatë çdo jave.Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment