Në një artikull të zbuluar në faqen “Memories 1000”, ju arrini
ta kuptoni se sa i madh është Facebook kur krahasohet me faqet tjera të
fotografive, si Flickr apo Instagram.
Gjithashtu, këtu mund ta zbuloni se sot “për çdo 2 minuta,
ne shkrepim më shumë fotografi, se sa i gjithë njerëzimi në vitet 1800".
Një
diagram i publikuar së fundmi tregon një shesh që përfaqëson 140
miliardë fotografi që janë ngarkuar në Facebook që nga fillimi i këtij
rrjeti social, ndërsa në të njëjtin është edhe totali i fotografive në
Flickr dhe Instagram, të cilat janë ruajtur nga përdoruesit.
Me pajisjet e ndryshme të cilat e bëjnë realizimin dhe shpërndarjen e
fotografive edhe më të lehtë, është paksa e vështirë të imagjinohet se
sa shumë fotografi ne kemi bërë vet, dhe të mendojmë se ku janë ruajtur
ato deri më tani.
"Në total ne tani kemi mbi 3,5 trilionë fotografi. Lloji i
fotografive të cilat ne i bëjmë sot ka ndryshuar në mënyrë drastike -
fotot analoge janë zhdukur pothuajse plotësisht - por rritja e numrit
të fotografive vazhdon", thuhet në deklaratën e Facebook.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment