Pasi debutoi para disa muajve në Shtetet e
 Bashkuara të Amerikës, Spotify tani ka ofruar shërbimet e saja përmes 
rrjetit social Facebook duke ju mundësuar të lidhni llogarinë tuaj në 
Facebook dhe Spotify dhe duke e bërë edhe më të lehtë shkëmbimin e 
muzikës që keni dëgjuar, me miqtë tuaj (nuk vlen për vendet e rajonit 
tonë).
								
Megjithatë prej ditës së sotme përdoruesit e rinj që kyçen në
 shërbimin e Spotify duhet të kenë një llogari në Facebook për t’u kyçur
 në këtë shërbim . 
Kur janë pyetur për politikat e reja në forumin e Spotify në lidhje 
me ata që nuk kanë apo nuk dëshirojnë llogari në Facebook, Spotify 
kishte një përgjigje të prerë: s’ka Facebook, s’ka regjistrim. Tani për 
tani të gjitha llogaritë e reja duhet të kenë Facebook, ndërsa nëse nuk 
keni duhet të krijoni një të tillë apo të jetoni pa të dy shërbimet 
(vlen për lexuesit tanë që gjenden në SHBA apo në ndonjë shtet ku 
funksionon Spotify).
Spotify siç e dini është një shërbim që ka si synim të shpalos 
muzikën në jetën shoqërore të përdoruesve. Përmes integrimit në 
Facebook, Spotify tani synon të ndihmojë dhe të shtyjë para përdoruesit 
që të gjejnë e zbulojnë muzikë shumë më shumë sesa më parë. “Vetëm 
klikoni play në Facebook dhe gjithçka fillon” thuhet në moton e tyre.Burimi: PCworld

 
 
 
 
 
 
 
 

 
0 comments:
Post a Comment