Amazon pritet që ta lëshojë tabletin
Kinect gjatë kësaj jave në një ngjarje për shtyp që do të mbahet të
mërkurën. Bota e teknologjisë është duke folur rreth konkurrencës që
mund t’i bëjë ky tablet iPadit të ndërmarrjes Apple, por realiteti është
që Amazon nuk do që të konkurrojë me ndonjë tablet në treg.
Çfarë mendojmë ne se dimë për tabletin Kindle?
Ai do të
jetë një tablet multitouch 7 inçë, që do të ketë një ndërfaqe të veçantë
të prodhuar nga Amazon që është e vendosur në një bërthamë Android. Kjo
ndërfaqe nuk do të duket si një ndërfaqe në Android.
Tableti
Kindle do të jetë thellësisht i integruar me shitjet e përmbajtjes së
Amazon, me libra elektronikë, muzikë dhe videot që blihen lehtësisht dhe
shfrytëzohen në tablet. Ai do të përqëndrohet në këtë objektiv, e jo të
bëhet një tablet tjetër i Android. Njerëzit që mirren me të madhe me
teknologji mund të mos e pëlqejnë këtë sistem të mbyllur, por ata nuk
janë shënjestra kryesore.
Tableti
Kindle do të shitet për 250 dollarë, shumë më lirë se sa tabletët e
tjerë. Ai do të vijë me një anëtarësim falas në Amazon Prime membership
që
ofron bartje falas në disa blerje në Amazon, që në të vërtet kushton
79 dollarë.
Çfarë nënkupton kjo?
Derisa ne
që mirremi me teknologji kemi dëshirë që ky tablet të konkurrojë me
tabletët që kanë Android, apo me iPadin, por Amazon nuk e ka atë qëllim.
Tableti Kindle është dizajnuar për të sjellur më shumë konsumatorë në
tregun Kindle dhe për të lehtësuar blerjet shitjet e gjërave nga tregu i
Amazon.
Me këtë
objektiv fillestar të tabletit Kindle, qëllimi parësor do të jetë që të
shiten të mira dixhitale nga dyqani i Amazon konsumatorëve.
E thënë ndryshe, Amazon nuk dëshiron që të ju shes
një tablet, por dëshiron të ju shes më shumë gjëra. Tableti Kindle do ta
bëjë lehtësimin e kësaj dhe gjërat e blera të mund të përdoren në
tablet. Konkurrimi me tabletët Android dhe të Apple do të jetë një anë e
natyrshme, por jo objektiv i Amazon. Ai dëshiron që t’ua zbulojë
miliona blerësve përfitimet nga blerja e gjërave nga dyqani i Amazon.
0 comments:
Post a Comment